Prishtinë- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, deklaroi mes të tjerash se ish-drejtuesit e UÇK po mbahen peng në Hagë, po gjykohen me një proces të parregullt ligjor.
Rama: Ashtu si nuk ka asnjë arsye, që Kosova të presë çfarë duhet të beje Serbinë. Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë, dhe sot do e lërë në bisht. Që të mos kemi pësime historike, kur sot fatin e përbashkët kombëtar, e kemi dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Nuk udhëtojmë, pa përfaqësues e UÇK nuk nisemi, as sot, asnjëherë. Vetëm bashkë. Tha Rexhep Qosja, një anëtar i delegacionit. Ju solla këtë paragraf në këtë foltore, pak më shumë se 10 vjet më parë. Më rrëqeth aktualiteti i atyre reshtave, rë cilat Rexhep Qosja i pati shqiptuar. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK që Qosja i kërkoi në atë udhëtim. N edimë me siguri, se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa UÇK, me në krye Hashim Thaçin. Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u frmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Seli mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare. Unë, as nuk e kam diskutuar asnjëherë të drejtën e asaj gjykate, për të bërë punën. Është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të pavarura nga gjykatësit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd