Magazinë
Transmetuar më 06-04-2025, 18:34

Këto momente edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukesi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e  Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara  nga Drejtoria UK Kukës njoftom KMC i prefektures Kukes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit