Vllazninë e pret një transfertë e vështirë në kryeqytet. Në kuadrin e javës së 19-të të Superiores, kuqeblutë do të jenë mysafirë të Partizanit, teksa dy skuadrat në fjalë i ndajnë vetëm një pikë. Thomas Brdaric bëri prognozën e duelit të sotëm me “demat e kuq” në konferencën për shtyp, ku u shpreh mes të tjerash:
“Është sfida më e madhe deri tani ndaj Partizanit. Çdokush e di se kemi disa probleme, por do të mundohemi t’i zgjidhim. Pra, nuk duhet të ankohemi. Do të jemi sa më kompetitivë, edhe pse me gjysmë forcash, por përsëri jam shumë krenar për futbollistët në dispozicion.
Jemi të fokusuar 100% te ndeshja ndaj Partizanit. Duam të fitojmë, edhe pse me një numër të madh mungesash. Është një sfidë e madhe, na duhet sforco e madhe që ta përballojmë. Ky është futbolli dhe duhet të jemi gati.
E dimë që është një ndeshje speciale, një nga ndeshjet më kryesore, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm në mbrojtje. Jam shumë i sigurt që ndaj Partizanit do të krijojmë shumë mundësi dhe shpresoj të jemi sa më efektivë para portës kundërshtare.
Ne do të futemi për ta fituar ndeshjen. Më pas, gjatë lojës do të shohim se si mund ta përballojmë sfidën. Duhet të jemi të fortë mendërisht, na duhet një atmosferë e mirë. Kryesorja është të punojmë për rezultat pozitiv, pastaj pas ndeshjes do të shohim se sa do t’ia kemi arritur”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd