Transmetuar më 19-12-2024, 22:56

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se te administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, do të lobojë për të hequr ‘non gratën’ e vendosur nga DASH. Berisha i ftuar në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, tha se te administrata e Presidentit Joe Biden nuk ka lobuar, për arsye se kishte zgjedhur rrugën gjyqësore me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Gjithashtu Lideri i opozitës shtoi se është i bindur se në Departamentin e Shtetit ka zero fakte kundër tij, në procesin e shpalljes non grata.

“Me këtë administratë vendimi im ka qenë të mos loboj. E kam hedhur në gjyq sekretarin e Shtetit për shpifje dhe e kam ftuar të vijë në sallën e gjyqit dhe të faktojë ato që ka thënë. Me administratën e re do të loboj. Do të loboja edhe sikur të mos ishte Trump President, mjaftonte të mos ishte ky ministër. Edhe në administratën e shkuar unë i njihja shumicën e tyre, kisha drekuar me ta. Unë jam i bindur 100 % se ka zero fakte ndaj meje. E them këtë, e them nga ata që kanë administruar dosjet e non gratave në DASH. Tani do loboj, ose do ndjek procedurat, sepse i kam rrugët e hapura. Ndaj Blinken zgjodha gjykatën. Nuk shkonte që edhe të shkoja në gjykatë edhe të loboja”, tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit