TIRANË- Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshtari i tij në shkollën “Fan Noli” shprehet se iu beson fjalëve të Luisit, shokut të Martinit i cili gjithashtu mbeti i plagosur në atë ngjarje që thotë se kanë qenë dy persona të cilët kanë gjuajtur me thikë.
Nëna e Martinit e ftuar në emisionin ‘Opinion" tha se ka folur me Luisin dhe ai pretendon që kanë qenë dy goditës me thika. Gjithashtu ajo bën thirrje për zbardhjen e rastit ku sipas saj kjo ngjarje është manipuluar.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Po me Luisin me djalin e plagosur keni folur me të?
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Po kemi folur me Lusin. Luisi i ka thënë fjalët e veta. Luisi i qëndron atyre fjalëve dhe unë nuk e di pse nuk i besojnë Luisit. Ai pretendon se kanë qenë dy goditës me thika. Mund të kenë qenë dy, por mund të kenë qenë edhe më shumë, këtë nuk e di, por ama Luisi këmbëngul që kanë qenë dy veta. Luisi me thotë që më kanë goditur pas shpinë.
Blendi Fevziu: Po me babanë e tij keni folur?
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Po edhe ai ashtu thotë.
Blendi Fevziu: Po në polici ju kanë thirrur?
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Bashkëshortin po, mua jo sepse kam qenë në gjendje shoku.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd