Para Ministrisë së Arsimit po mbahet protesta për vrasjen e Martin Canit rreth një muaj më parë.
Pjesëmarrës janë edhe prindërit e Martin Canit. Mes lotësh mamaja e Martinit ka kërkuar drejtësi për ngjarjen dhe dorëheqjen e drejtuesve të shkollës dhe ministres së Arsimit.
E rënduar emocionalisht ajo ka akuzuar mësuesen kujdestare se nuk e ka njoftuar për konfliktin e djalit me autorin e vrasjes. Mamaja e Martin ka kërkuar drejtësi edhe për Luisin për të cilin tha se tashmë e ka si djalin e saj.
"E kam rritur me vuajtje. Por ma morën endrrat, shpresën, jetën, më morën gjithçka që kisha. Kërkojmë me shpirt të japin gjithë dorëheqjen nga dera e shkollës deri në ministri deri te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti Martinin. Martini ishte i qeshur dhe i përpiktë në gjithçka. Të hiqet ministrja. Dua dorëheqjen e ministres. Ku ishte mësuesja kujdestare. Nuk bënë asgjë për ti ndarë me Marion. Dua drejtësi për Martinin dhe Luisin. Luisi është djali im tani. Shyqyr na fali zoti atë.", tha ajo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd