TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken shpalli kryeprokurorin Altin Dumani si kampion në luftën kundër korrupsionit, pasi ishte autor i një grusht shteti ndaj opozitë shqiptare.
Berisha tha se kreu i SPAK është pronari i tre shtëpive, gjë që sipas tij nuk është e mundur për dikë që punon në shtet me ndershmëri. Më tej u shpreh se Dumani u emërua nga diplomatët amerikanë dhe kryeministri Edi Rama.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Përbën një zhvillim tjetër jashtëzakonisht negativ. Kreu i një organizate kriminale, që unë shumë shpejt do nxjerr dokumentet këtu, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti, që të garantoj se nuk ka qytetar shqiptar që ka punuar në shtet me ndershmëri, nga president republike e poshtë, që mund të blejë jo tre, por asnjë banesë të vetme pa kredi.
Unë që po flas këtu, e shita atë që kisha, e cila ishte nja 40 metra më e vogël se kjo që mora. Pra unë bleva 40 metra. Antony Blinken e shpalli kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare. Dhe unë këtë e kam thënë me kohë dhe nuk ka asgjë të re. Ajo që bëri zoti Blinken dhe Xhorxh Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitë shqiptare.
Altin Dumani hyri në lojë me urdhër po të diplomatëve amerikanë dhe të Edi Ramës në një kohë kur ata dështuan me forma të tjera, me formën e gostitjes më bar të demokratëve etj. Kështu që ajo nuk më habit fare, madje m’u duk e vonuar. Mos harro edhe Dvoranin, është edhe Dvorani në atë listë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd