

Tiranë – Finalizohet operacioni “Blackmail”, 3 të arrestuar për shantazh ndaj një të miture
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Blackmail”, pas një kallëzimi për shantazh ndaj një vajze 15-vjeçare.
Tre të rinj, njëri 19 vjeç dhe dy të mitur, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kanosur të miturën për t’i dhënë para në këmbim të mosshpërndarjes së një fotografie personale në rrjetet sociale.
Të dyshuarit, banues në Kamëz, i kanë marrë vajzës në kohë të ndryshme një shumë totale prej rreth 300.000 lekësh të rinj.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 aparate celularë që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Të tre të arrestuarit do të përballen me akuzën “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd