
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Sulmuesi shqiptar u bashkua me Evertonin në formë huazimi nga blutë e Londrës ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por kishte pësuar një lëndim në këmbë gjatë përgatitjeve parasezonale. Për pasojë nuk luajti dot deri para dy javësh me ekipin e drejtuar nga Sean Dyche.
Përfundimisht, Broja e bëri debutimin e tij për Evertonin në fitoren 4-0 kundër Wolves, duke hyrë si zëvendësues i Dominic Calvert-Lewin. Po si zëvendësues luajti ndaj Arsenalit, fundjavën e kaluar, në barazimin pa gola ndaj “topçinjve” të Londrës. 23-vjeçari shqiptar ndihet mirë tashmë, gati për ta ndihmuar klubin ku është huazuar, ndaj të cilit thotë se është shumë borxhli.
Duke folur për “Liverpool Echo”, sulmuesi shqiptar u shpreh mes të tjerash: "Edhe sulmuesit e tjerë këtu janë të shkëlqyer. Ata janë tek Evertoni për një kohë të gjatë, veçanërisht Dom e njeh klubin përmendsh. Edhe tifozët e njohin atë përmendsh, është një person i shkëlqyer për të mësuar prej tij, gjithashtu.
Ai më ka inkurajuar në stërvitje, më ka ndihmuar shumë. Është mirë ta shtyjmë njëri-tjetrin përpara dhe të ushtrojmë presion, e konsideroj marrëdhënie të shëndetshme për ta pasur.
Ai gjithmonë më jep këshilla. Mund të mësojë gjëra nga unë, edhe unë mund të mësoj nga ai, gjithashtu. Para së gjithash përpiqem të bëj lojën time. Jam padyshim një djalë i fortë, më pëlqen të vrapoj dhe të dal shpejt në kundërsulme.
Kam qenë te Chelsea gjatë gjithë jetës sime, por dua ta tregoj veten këtu tek Evertoni, një klub i madh. Pritshmëritë janë të larta, por më pëlqen të kem presion, sepse më jep energji dhe më bën të luaj më mirë. Drejtuesit, stafi dhe shokët e skuadrës më bënë të ndihem i mirëpritur këtu. Të gjithë ishin shumë të mirë me mua, më bënë të ndihesha si njëri nga lojtarët e vjetër menjëherë.
Ata më ndihmuan për lëndimin gjithashtu, sepse nuk është proces i lehtë kur vjen në një klub të ri dhe je i dëmtuar. Doja të angazhohesha menjëherë, të stërvitesha me shokët e ekipit, t’i ndihmoja bashkëlojtarët dhe trajnerin, por natyrisht nuk mundesha. Më duhej të isha shumë i durueshëm.
Po kaloja një periudhë të vështirë me lëndimin tim. Evertoni ka shfaqur shumë interes për mua dhe më ka mbështetur, ndaj i detyrohem shumë klubit. Këtu më ndihmuan shumë për lëndimin dhe më rikthyen në formë. Më bënë të qesh përsëri në fushë, iu jam shumë mirënjohës. E kalova atë proces rikuperimi dhe tani ndihem mirë.
Vazhdimësia ka rëndësi për çdo futbollist, nuk është thjesht dëshira për të luajtur futboll. Me rëndësi është të jesh në fushë, të bësh atë punë që do. Tani mund të luaj përsëri në fushë me buzëqeshje në fytyrë, ta ndihmoj ekipin.
Pika e çmuar ndaj Arsenalit? Nuk është e lehtë të vish këtu dhe të barazosh. Arsenali është një klub i madh, ka një ekip shumë të mirë gjithashtu. Djemtë luftuan shumë, ishte një pikë e merituar. Ndoshta mund të kishim marrë më shumë nga loja në 10 minutat e fundit, sepse kur ata po shtynin fort përpara, kishim mundësi shënimi. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga ne, sidomos në mbrojtje. Bëmë shumë mirë dhe jam i lumtur që dhashë kontributin tim.
Kur trajneri më tha të hyja, e dija që do të ishte një lojë paksa e turbullt, sepse ata po shtynin përpara, donin të shënonin patjetër. Ne dëshironim të krijonim mundësi, por u gjendëm shumë nën presion.
Kishim nevojë për dikë që të dilte në kundërsulm dhe ta mbante topin, të mund të fitonte faulle. Përpiqem ta luaj rolin tim dhe mendoj se bëra mirë, ndaj isha i lumtur që mora disa faulle dhe e shtyva sadopak ekipin lart në fushë. Kur trajneri më thërret, unë përpiqem të ndihmoj sa më shumë që mundem".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd