Transmetuar më 14-12-2024, 21:50

ITALI – Napoli nuk ia lejon vetes dy gabime radhazi në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte iu imponua me rezultatin 1-3 Udineses në Friuli në një ndeshje që pati dy tablo: në pjesën e parë vendësit kaluan në epërsi që në minutën e 22-të me Thauvin, që duhet pranuar ishte me fat në ekzekutimin e penalltisë, pasi topi i pritur nga portieri Meret përfundoi sërish në këmbët e tij e më pas në rrjetë.

Në pjesë e dytë Conte e zgjoi ekipin e tij, me rezultatin që u kthye në ekulibër nga Lukaku në minutën e 50-të, për të ardhur më pas tek autogoli i Giannettit.

Golin e sigurisë, atë të rezultatit 1-3 e shënoi Anguissa në minutën e 81-të. Me këtë fitore, Napoli kthen diferencën prej dy pikësh me Atalantën kryesuese respektivisht 37 dhe 35 pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit