Transmetuar më 14-12-2024, 07:43

James Rodriguez është një nga futbollistët më të njohur kolumbianë. Ai ka luajtur edhe me Real Madridin, duke përjetuar “armiqësinë” e paevitueshme ndaj Barcelonës, në kuadrin e “El Clasico”: në La Liga, por nuk e ka aspak problem të thotë “fjalë mjalti” për Lionel Messin, 8 herë fituesin e “Topit të Artë”:

"Pas finales sonë kundër Argjentinës në ‘Copa America’, shkova për të takuar Messin dhe i thashë: Leo, urime, a je mirë? Ai buzëqeshi dhe m’u përgjigj: Jam mirë, James, faleminderit dhe paç fat! Vura re që kyçi i tij i këmbës ishte fryrë dhe i thashë: Unë mendoj se duhet të marrësh trajtim; kyçi yt i këmbës nuk duket në rregull.

Leo m’u përgjigj: Jam mirë tani. Për sa kohë fituam dhe Argjentina është mirë, edhe unë jam mirë. Në atë moment, mendova me vete: ky është një lojtar që ka fituar gjithçka në futboll dhe sakrifikon kështu… Nëse do të isha në vendin e tij, do të luaja vetëm për qejf. Por ja ku ishte, duke sakrifikuar për vendin e tij, duke lënë fushën i lënduar dhe qarë nga gëzimi sikur nuk e kishte arritur tashmë madhështinë.

Messi është simboli i fundit i patriotizmit dhe dashurisë për kombin e tij. Ajo që ka arritur me Argjentinën është e pakrahasueshme në historinë e vendit. Ai është një lojtar që meriton vërtet nga një statujë në çdo qytet të Argjentinës".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit