

Zbardhen detaje nga deklarimet e autorit të dyshuar që akuzohet se hodhi nga ura shokun e tij për motive të dobëta.
Burime informojnë se shkak është bërë fakti sipas tij, se shoku i ngacmonte gruan.
Në pranga ka përfunduar Majlind Habibi i akuzuar për vrasjen e Branko Shkoza.
“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva.
Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten.
Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Më tha “shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote”.
Në këtë moment m’u errësuan sytë dhe nuk mendova gjate. E shtyva dhe ai perfundoi ne kanal. Une me pas u largova ne shtepi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thashë me vete se do ngrihet prapë se ne uje ra.
Diten e dyte mesova se nuk kishte shkuar ne shtepi. Shkova serish diten e dyte te vendi ku u perleshem dhe pashë qe trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi.
Nuk kisha guxim te tregoja se çfare kishte ndodhur. Me kapi paniku. Kur e gjeten trupin e tij dhe e mori policia dhe àmbulanca thashë nuk kane per ta kuptuar, por do mendojne se ka rene vetë se edhe pinte alkool.
Jam penduar shume, por nuk i kisha asnje borxh. Me kishte rene ne qafe”, raportohet se ka deklaruar autori i dyshuar para hetuesve.
Frikë në Durrës: Hedh shokun nga ura dhe fsheh krimin, gjendet trupi i të riut
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd