Transmetuar më 05-12-2024, 14:05

KRUJË- Një 56-vjeçar është zhdukur prej 6 ditësh në qytetin e Krujës. Mësohet se personi i zhdukur është Edmond Veseli, banor i lagjes nr. 2 të qytetit të Krujës. Mësohet se Veseli ka humbur kontaktet me familjen prej 6 ditësh. Ai është parë për herë të fundit më 30 nëntor rreth orës 02:30 të pasdites, në afërsi të gjimnazit të Krujës. Veseli mësohet se njihet ndryshe si “Edi i Derexhikut” pasi viziton shpesh Pazarin e Vjetër.

Familjarët e tij kanë bërë denoncim në Policinë e Krujës 24 orë pas humbjes së tij, por deri tani nuk është ndërmarrë për gjetjen e tij. Ata kanë shprehur shqetësimin se nuk ka asnjë efektiv të angazhuar në kërkime. Vëllai i tij, Altini, ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund të ketë informacion apo e ka parë Edmondin, të ndihmojë në lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Sipas familjes, Edmondi nuk ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Telefoni i tij ka qenë e fikur që nga dita e shtunë, ditën që ai është larguar. Ai ka qenë i veshur me një xhup ngjyrë blu dhe pantallona ngjyrë bezhë. Për çdo informacion, mund të kontaktoni vëllain e tij, Altinin, në numrin e telefonit: 0683221670.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit