
12:05 | Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës, këshillohet kujdes në disa akse
- 11:45 | Skandal mjedisor në Palasë – Arrestohet inxhinieri i firmës ndërtuese për ndotjen e gjirit të Dhralesë
- 11:05 | Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
- 11:01 | Shkrumbohet plotësisht gjatë natës lokali në Tiranë, çfarë dyshon policia
- 10:21 | Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë, zjarrfikëset në vendngjarje
- 08:46 | Michael Schumacher bëhet gjysh
- 08:31 | Tarifat doganore të Trump/ Meloni pritet të udhëtojë në Uashington
- 08:29 | The Economist: Si po përdoret teknologjia e re për shitjen e drogës
- 08:25 | Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
- 08:13 | Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë

HIMARA- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problemet e pronave në zonën e Himarës. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan trashëgimtarët e Stavro Trolas, nga fshati Vuno. Ata thanë se kanë përfituar një pronë ullishte, por komshiu ngjitur, Koço Bala, i cili është vjehrri i ish-kryetares së Bashkisë së Himarës, Blerina Bala, u ka marrë një sipërfaqe me ullinj. Këtë sipërfaqe familja Trola e kishte në posedim prej 33 vjetësh, ndërkohë që këtë vit komshiu Bala autorizoi kryeplakun e fshatin Vuno, Marko Çakalli, që të vilte ullinjtë në konflikt.
Tatjana dhe Antigone, vajzat e Stavro Trolas që përfitoi pronën me ligjin 7501, tregojnë se familja ka marrë një pronë me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë dhe e kanë pasur në përdorim që prej vitit 1991. Pas shumë kohësh, komshiu i tyre Koço Bala ka pretentuar pronësinë e një sipërfaqe nga prona e tyre me arsyetimin se kanë rrënjë ulliri mangët nga AMTP-ja që ka. Ai ka kërkuar që t’u marrë rreth 15 ullinj familjes Trola. Disa ditë para se Fiksi të shkonte në Vuno, palët kanë debatuar në momentin që familja Trola ka parë se ullinjtë janë vjelë. Ata kanë mësuar se personi që ka vjelë ullinjtë quhet Marko Çakalli dhe është kryetar i fshatit Vuno. Sipas tyre, Marko ishte autorizuar nga Koço Bala që të shkonte në atë pronë, pasi ai ia kishte blerë këtë sipërfaqe.
“Na janë futur në pronë. Me komshiun Koço Bala kemi ngrënë bukë këtu, secili në pjesë të vetë. E dinin të gjithë se kjo sipërfaqja është e jona dhe tani duan t’na futen në pronë. Madje i kanë vjelë 15 ullinj tanët. Kemi debatuar dhe kemi lajmëruar policinë. Deri tani s’ka zgjidhje ndaj i jemi drejtuar Fiksit. Ne si familje si futemi kujt në hak, por ne na janë futur në të gjitha pronat që kur vëllai jonë që jetonte në Vuno ndërroi jetë disa vite më parë. Këta kanë lidhje edhe në Bashkinë e Himarës. Nusja e djalit e Koço Balës, Blerina Bala ka qenë kryetare e Bashkisë së Himarës. Dhe tani punon në bashki. Ne kemi lajmëruar edhe Bashkinë dhe Policinë po ende s’kemi marrë zgjidhje”, pohojnë motrat, të cilat thonë se për këtë ngjarje kanë shkuar edhe në polici.
Palët në konflikt kanë shkuar në Policinë e Himarës, ku janë ballafaquar. Shefi i Krimeve u tha palëve se këtë problem duhet ta zgjidhte dhe sheshonte kryetari i fshatit, por ai s’e dinte që vetë ai kishte qenë “dora që kishte shkundur ullinjtë”. “Po seç kanë bërë një shkrim me këtë (Markon), ja ka shitur, ja ka blerë puna e tyre. Dhe këtë punë e zgjidh vetëm dokumentacioni. Nesër në mëngjes të vij një grup nga bashkia, nga policia, nga policia bashkiake ti numëroj” tha djali i Koço Balës. Ai pranoi se prona i është shitur kryetarit të fshatit. Në atë takim djali i pretenduesit tha se, nëse “Koço Bala të ka marrë 1 rrënjë padrejtësisht, unë do të jap 10 copë”. Policia u rekomandoi palëve që të shkonin te Bashkia e Himarës, pasi ata janë specialistë dhe bëjnë ndarje të tilla.
Gazetarët telefonojnë kryetarin e fshatit Vuno, Marko Çakalli. Ai e pranon se ka shkuar për të vjelë ullinjtë, bashkë me grupin e tij, teksa shton se ai është autorizuar nga Koço Bala që të shkonte. E pyesim nëse ka pasur apo jo dijeni për konfliktin mes palëve, përgjigjet se e dinte, por ditën e konfliktit e ka marrë Koco Bala të vilte ullinjtë. Fiksi e pyet se si mund të shkojë një kryetar fshati në një pronë në konflikt, madje të mbajë edhe anë. Thotë se e dinte se ishte shuar konflikti. Më tej shton se Koço Balës ka mangë disa rrënjë ullinj, teksa gazetarët e Fiks Fare i thonë se “ai tashmë po ndan tokat dhe ullinjtë?!’ Më pas thotë se grupin e fiks Fare e kanë paguar ndaj ka shkuar te ai vendi, teksa gazetarët i bëjnë me dije se nëse ka ndonjë të dhënë duhet të bëjë kallëzim në polici. Madje, gazetarët i bëjnë me dije se këto akuza janë vepra penale dhe ai duhet të përgjigjet para organeve ligjzbatuese. Ai thotë se nëse rezulton se ata kanë të drejtë ai do t’i kthejë familjes trole 5-fishin e ullinjve të vjelë.
Fiksi u interesua në Bashkinë e Himarës, ku intervistoi z. Arqile Bollano, zv.kryetarin e Bashkisë së Himarës, i cili është edhe kryetar i një komisioni që verifikon problematikat me pronat. Z. Bollano thotë se një ditë para se Fiksi të shkonte në Himarë, një komision ka shkuar në Vuno dhe ka bërë matje. Ai thotë se zona është e menaxhuar dhe është më e lehtë për të saktësuar edhe AMTP-të, teksa shton se nga verifikimet e tyre ka rezultuar se familja Trola ka të njëjta metra katrorë fizikisht sa ka edhe në AMTP. Ndërkohë, shton se pala tjetër, Koço Bala ka 700 metra më pak sesa ka në AMTP.
Fiksi e pyet nëse ka dijeni se në mes të konfliktit është futur edhe kryetari i fshatit Vuno, Marko Çakalli, ndërsa përgjigjet se s’ka dijeni për këtë fakt. Gazetarët e pyesin se, pasi bashkia mësoi këtë veprim, çfarë masash do të marrë për kryetarin e fshatit Vuno. Ai thotë se zgjedhja e kryetarit bëhet me votim dhe bashkia vetëm mund të pyesë kryesinë e fshatit për masat që do të marrë.
***
Ballafaqimi në Policinë e Himarës
Shefi Krimeve – Këtë problem duhet ta zgjidhte kryetari i fshatit, Marko e ka ai.
Denoncuesja – Kjo na vjen keq, sepse është vetë dora që i ka shkundur ullinjtë.
Inspektori – Çfarë dokumentesh keni juve që pretendoni?
Djali i Koço Balës – Duhet të shoh dokumentet t’ju them se si është situata.
Inspektori – Ta marrim Markon?
Djali i Koço Balës – Merre në telefon.
Denoncuesja – Dhe Marko le të vijë se s’ka ndonjë gjë, të jetë dhe Marko se ne ballafaqim do të bëjmë.
Djali i Koço Balës – Po seç kanë bërë një shkrim me këtë (Markon), ja ka shitur, ja ka blerë puna e tyre. Dhe këtë punë e zgjidh vetëm dokumentacioni. Nesër në mëngjes të vij një grup nga bashkia, nga policia, nga policia bashkiake ti numëroj.
Shefi i Krimeve – Ai si kryeplak dhe ne i thamë merri letrat te bashkia, kadastra, topografët t’ua ndajnë. Tani kryeplaku që ta bënte ai këtë punë që i takon atij ngrihet dhe vjel ullinjtë!
Djali i Koço Balës – Më tha ku është prona, me Koço Balën kanë shkuar në vend dhe kanë vendosur shenjën. Në qoftë se ti të përputhen rrënjët me metrat bujrum ti marrësh. Në qoftë se s’të përputhen s’i merr dot!
Denoncuesja – Ore ti unë kam kufirin atje.
Djali i Koço Balës – Jo kështu, kështu të vjen bashkia nesër. Unë të them kështu në qoftë se Koço Bala të ka marrë 1 rrënjë padrejtësisht, unë do të jap 10 copë.
Denoncuesja – Ai na voli 12-të neve.
Djali i Koço Balës – Në qoftë se janë të tuat do të marrësh 24 copë.
Shefi i Krimeve – (Vjen kryetari i fshatit Vuno) Ore Marko, këtu ka qenë një konflikt para disa ditësh, kanë ardhur këtu në komisariat këta zotërinjtë.
Kryetari – Po.
Shefi i Krimeve – Apo jo?
Kryetari – Po.
Shefi Krimeve – Vajtën te bashkia?
Kryetari – Po.
Shefi Krimeve – Ti pse vete vjel ullinjtë pa u sqaruar dhe përfundojnë gjërat. Pa u sqaruar mirë dhe të binden. Ti marrësh ti drejtosh palët te bashkia, ja një sekondë mo. Ti çosh të dy me letrat, ta ndajnë mirë e mirë dhe pastaj të vilen ullinjtë.
Kryetari – I tha i vëllai mo burrë, që është këtu kufiri.
Shefi Krimeve – Pse na lini në këto ujëra.
Denoncuesja – Jo ai. I tha do vijë komisioni nga Himara dhe tha këtu vendi. Në qoftë se komisioni do të thotë se këto të takojnë ty do t’i marrësh ti. I tha atij Koço Balës.
Djali i Koço Balës – Nesër në mëngjes me shpenzimet e mia, do të vijë topografi nga bashkia të matet ajo. Në qoftë se keni 40 rrënjë ullinj.
Denoncuesja – Kemi 50.
Djali i Koço Balës – Ato do t’i merrni një më një dhe ai djali (kryetari i fshatit) do t’u kthejë dëmin sonte.
Shefi Krimeve – Meqenëse doje kryeplakun, hajde çik o Marko.
Kryetari – Po.
Shefi Krimeve – Ikni te bashkia gjithsecili me dokumente, ata janë kompetentë dhe specialistë dhe t’ua bëjnë edhe me shkrim. Dhe në qoftë se gënjejnë do të mbajnë përgjegjësi për atë.
Denoncuesja – Si detyrën që kishe ti s’duhet të veje./ Top Channel
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd