Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellë shtim të vranësirave dhe lagështirës në të gjithë territorin shqiptar ku në zonat veriore – veriperëndimore do të gjenerohen reshje të pakta dhe të izoluara shiu;
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Tiranë dhe Vlorë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd