Detaje të reja dalin nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani.
Babai i djalit të mbetur të plagosur tregon se Luisi (djali) dhe Martini janë goditur nga dy persona. Ai ka treguar dhe emrin e personit tjetër që sipas tij ka goditur Martinin dhe djalin e tij. Sipas tij ai është Kledjon Begaj një shok i autorit të dyshuar.
“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është e shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë”, tha babai i Luisit në emisionin Review në Euronews Albania.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd