Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites.
Ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.
Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Mdërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000 m reshje dëbore me intensitet të ulët.
Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të dëborës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s.
Gjatë të shtunës do të jetë problematike era shumë e fortë e cila mund të arrijë deri në 100 km në orë në zonat bregdetare.
Ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6 ballë.
Një masë ajrore e ftohtë që vjen nga verilindja e Evropës, do të sjellë rënie të madhe temperaturash.
Temperaturat siç shihni tabelën e sipërme që noa.al ju sjell përmes Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pritet të luhatet midis -8 gradë Celsius në veri dhe maksimalja 14 gradë në jug.
Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete te forcës 1-2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd