Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 08:49

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Jugor.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të shtojnë vranësirat duke gjeneruar shira në pothuajse të gjithë territorin e vendit ku në zonat Juglindore priten edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit