

ANGLI – Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku marrin pjesë 2 boksierët shqiptarë, vjen fitoraj e pare kuqezi. Alban Bermeta, boksieri nga Tirana, arriti të fitojë me knockout (KO) përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger.
Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në Your Hall Arena duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara ndërkohë që nuk ka asnjhë humbje vetëm fitore dhe një barazim.
Pas ndeshjes Bermeta për mediat angleze deklaroi: “Faleminderit shumë organizatorëve dhe shqiptarëve që erdhën këtu. Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz nga vendi im pasi është hera e pare për mua që boksoj në një prej arenave më të famshme në botë. Arrita ta mundja kundërshtarin sepse e godita shumë nga pjesa brezit nga barku që e bëri të zbulohej dhe më pas ta hidhja,” – tha boksieri shqiptarë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd