Magazinë
Transmetuar më 21-11-2024, 18:47

Ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare, shkrimtarja Mynever Shuteriqi, bashkëshortja e akademikut dhe shkrimtarit të shquar Dhimitër Shuteriqi.

Mynevere Shuteriqi ka lindur në Gjirokastër më 21 qershor 1924. Babai i saj, nëpunës pyjesh, kishte botëkuptim liberal; rridhte nga një familje e mesme, por e vlerësuar në qytet.

Vitet e fëmijërisë ajo i kaloi në Delvinë, ku u transferua i ati. Pasi mbaroi shkollën fillore me nota të larta, ai e regjistroi në Institutin Femëror në Tiranë, i cili quhej Instituti Femnor “Nana Mbretneshë” në kohën e Zogut.

Më 1943, kur Myneveri ishte në maturë, shkolla Normale u mbyll. Diplomën e mori pas çlirimit si shumë të tjerë.

Pas vdekjes së Dhimitrit, Mynevere botoi librin me kujtime “Një jetë në dashuri”, në të cilin jepen episodet e veçanta të një jete të përbashkët, duke skicuar njëherësh një portret të pazakontë të Shuteriqit, të dashuruar me gjithçka të bukur e të shtrenjtë dhe të Shuteriqit punëtor të palodhur të kulturës shqipe.

Ajo, gjithashtu, ka punuar pareshtur për të nxjerrë edhe më në dritë veprën e tij me kujdesin për botimin e teksteve që i kishte lënë gati për botim, me përgatitjen e atyre që la në dorëshkrim, me zbulimin e teksteve të reja dhe me sistemimin e ditareve e të shkrimeve të panjohura të tij, disa prej të cilave janë botuar në shtypin e përditshëm.

Mynevere Shuteriqi është gjyshja e shkrimtarit e politikanit Ben Blushi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit