Magazinë
Transmetuar më 21-11-2024, 09:32

TURQI- Një përleshje e ashpër është regjistruar në një qendër tregtare në Bursa të Turqisë. Mësohet se sherri ka ndodhur pasi një burrë ka tentuar të hyjë në lokal me qenin e tij por ai u ndalua nga roja.

Ai i shpjegoi personit se qeni lejohet vetëm në një çantë transportuese. Burri u përgjigj se do të kishte qenin në krahë, por roja nuk e lejoj që të thyente rregullat. Kjo ka sjellë që të nisi një debat i cili përfundoi me një përleshje të ashpër me grushte dhe shkelma.

Sipas mediave turke, në një moment, roja e ka sulmuar burrin dhe e ka kafshuar. Pavarësisht skenës intensive, asnjëri nga dy personat nuk ka dashur të bëjë padi ndaj tjetrit dhe as të vazhdojë me ndonjë denoncim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit