Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për tre efektivët e policisë të cilët shoqëronin Klaudio Prendin para atentatit. Sipas burimeve AMP do të marrë në pyetje oficerët e policisë dhe më pas do të dalë me një vendim.
Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.
Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd