Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në brug për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta si dhe nuk ka ndryshuar masën për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për “detyrim paraqitje”.
Në përfundim të seancës së Apelit të GJKKO-së, Kryemadhi hodhi akuza ndaj prokurorëve të SPAK, duke thënë se kanë falsifikuar qëllimisht dokumentet që ngarkojnë atë dhe Metën me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kryemadhi tha se SPAK nuk ka ndërment të luftojë as krimin e organizuar dhe as korrupsionit, duke e çuar vëmendjen te Porti i Durrësit, që sipas saj është portë hyrëse e kokainës në vend dhe ka ndikim si mbi Ministrinë e Brendshme, edhe mbi SPAK.
“Dua të theksoj që sigurisht metodologjia, profesionalizimi i prokurorëve të SPAK, ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të Juridikut. Në dokumenta rezultojnë falsifikime me keqdashje nga prokurorët, analiza e pa bërë nga SPAK rezulton të falsifikojë me keqdashje deklaratat tona të pasurisë, të cilat unë do ua sqaroj nesër.
Edhe letërporositë e ardhura nga SHBA, del të ketë një deklaratë të rreme, të cilat shtetii i Virginias i dënon me 5 vite burg. Më pas kaluan në artikutj e gazetave. Kjo tregoi që nga emërimi i një prokurori të ri në SPAK, në portin e Durrësit nuk është ndaluar asnjë kilogram kokainë. Porti i Durrësit sot është një nga portat hyrëse të drogës, dhe sot drejton Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe SPAK-un”, deklaroi Kryemadhi për gazetarët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd