
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Kombëtarja shqiptare luan sot në ora 20:45 ndeshjen e fundit të grupit B1 të vlefshme për "Nations League" ndaj Ukrainës, në stadiumin "Arena Kombëtare". Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, trajneri Silvinjo dhe kapiteni Ardian Ismajli dolën në konferencën zyrtare për media dhe folën për takimin ndaj ukrainasve. Trajneri kuqezi vlerësoi ekipin e Ukrainës, por nga ana tjetër theksoi se ndeshja e së martës është një finale për Shqipërinë.
Sa e vështirë është të përgatisësh këtë ndeshje, ku mund të ndodhë gjithçka?
I bashkohem përgjigjes që dha kapiteni, që kur mbrohesh mirë është avantazh. Dua të them që nuk mbrohemi vetëm me dy lojtarë, por mbron i gjithë ekipi. Janë të gjithë lojtarët që e bëjnë lojën. Ismajli ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm ndaj Ukrainës, një ndeshje shumë e rëndësishme. Por të gjitha ndeshjet janë të ndryshme dhe secila ka rëndësinë e saj. Kam përshtypjen që ky është grupi i vetëm nga të gjitha grupet e tjera të Nations League ku çdo gjë mund të ndodhë dhe çdo gjë është e hapur akoma edhe pse është ndeshja e fundit. Të katër ekipet e grupit janë ekipe që kanë qenë pjesë e Euro 2024, kanë lojtarë të fortë individualisht. Kam parë edhe ndeshjet e tjera, mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Është një ekip i fortë, ka cilësi individuale shumë të larta. Me gjithë respektin për ekipin e Ukrainës, por ne e kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar. Në përgjithësi të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar, nuk futet njeri për barazim apo humbje. Mund të ndodhë çdo gjë. Ne kemi një avantazh të vogël që luajmë në shtëpi, por futbolli është i tillë. Nëse nuk pëson gol, do të kesh më shumë mundësi për të shënuar dhe për të fituar. Jemi përgatitur mirë, kemi publikun që na mbështet dhe do të luajmë për të marrë rezultat pozitiv.
Sulmi dhe a e keni gjetur zëvendësuesin e Jasir Asanit?
Ndeshja e dytë është gjithmonë më e vështirë, duke qenë se janë pak ditë në dispozicionm për t’u përgatitur dhe pak kohë për t’u rikuperuar. Mund të rikuperohen lojtarët, por duhet të kuptojmë edhe gjendjen e tyre dhe të bëjmë vlerësimet e duhura. Sot kemi edhe një stërvitje, edhe të martën do të kemi një seancë të shkurtër. Duhen 3-4 ditë për të kuptuar situatën e tyre. Duhet komunikuar edhe me lojtarin, flas me ta i dëgjoj dhe sigurisht që më takon mua zgjedhja. Asani ka bërë një rezonancë magnetike dhe duhet të bëjmë një vlerësim mbi gjendjen e tij duke diskutuar edhe me doktorin e ekipit. Do flasim edhe me lojtarin, sepse nëse lojtari më thotë që është i gatshëm patjetër që mund të shohim nëse mund të luajë. Duhet parë gjendja e tij, sot do të bëjë nxemje dhe më pas do të bashkohet me ekipin. Do të shohim pasi të përfundojë stërvitjen, do të flasim me lojtarin dhe doktorin. Nëse lojtari më thotë që nuk është gati 100%, do duhet të marrim vendimet tona.
A keni menduar të luani me dy sulmues?
Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, është lojtar i fortë dhe i shfrytëzon mirë hapësirat. Nuk do të thotë gjë që nëse luan me dy sulmues, ke më shumë mundësi dhe mund të shënosh 2-3 gola. Duhet të gjejmë një lloj ekuilibri në skuadër. Gjatë kualifikueseve që kemi bërë një vit më parë për Euro 2024, nuk kemi luajtur ndonjëherë me dy sulmues qëndrorë. Ekziston mundësia, por do të varet edhe nga cilësitë e lojtarëve dhe karakteristikat. Duhet të gjejmë ekuilibrin e skuadrës, kemi mundësi si Hoxha, Muçi. Çdo gjë është e hapur, në këtë ndeshje. Nuk preferoj të luaj me dy sulmues si Daku e Tuci në të njëjtën kohë, por preferoj të luaj me një sulmues qëndror.
Çfarë prisni nga ndeshja me ukrainasit?
Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe sidomos kur një ndeshje është luajtur tre muaj më parë. Ky është një nga grupet më të balancuara të Nations League. Në ndeshjen e fundit mund të ndodhë çdo gjë. E kam parë ndeshjen Gjeorgji – Ukrainë, ishte një ndeshje e fortë. Të katërt ekipet kanë bërë Europian të mirë. Janë ekipe të mira, kanë trajner dhe lojtarë të mirë. Ne do të tentojmë të fitojmë, luajmë përballë fansave tanë. E respektojmë Ukrainën, por kjo është ndeshja e fundit që kemi shansin për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë.
Si ju duket renditja në grup?
Mund të ndodhë thuajse gjithçka. Çekia nuk bie dhe Ukraina nuk merr vendin e parë, vetëm këto nuk mund të ndodhin. Gjeorgjia dhe ne luajmë për gjithçka. Ky është kompeticion shumë i shpejtë, janë vetëm 6 ndeshje. Grupi është i ekuilibruar. Do të dalim në fushë, kemi një mundësi për të dalë të parët. Pastaj në fushë janë tre rezultate, do të përgatitim një ndeshje shumë të vështirë. Ukraina ka një skuadër shumë të fortë, janë një skuadër e bukur. Kemi mbështetjen e publikut në shtëpi, do të provojmë gjithçka. Në fushë nuk shkohet kurrë me frikë. Ne shkojmë në fushë për të shfrytëzuar mundësitë, për të vrapuar, pastaj kur të mbarojë ndeshja ta shohim. Por ne si objektiv duam edhe të marrim vendin e parë që do të ishte perfekt.
Mbrojtja apo sulmi?
Skuadra është e ekuilibruar. Është e vërtetë që kemi krijuar më pak, kemi vuajtur më shumë, jemi mbrojtur mirë dhe nuk kemi shënuar. Duhet të rregullojmë diçka në sulm. Nuk i referohem vetëm sulmuesit qendror, por është për të gjithë. Kur shkon topi është çdo lojtar që bën një lëvizje apo pasim, ndërtohet aksioni nga skuadra. Ne duhet të përmirësohemi e të gabojmë më pak që në pasim e parë. Një pasim të mirë, topi ecën para, kur gabon pasimin e parë, nuk ia del kurrë të dalësh para. Edhe në ndeshjen e fundit kemi gabuar shumë në 30 minutat e para, përtej taktikës. Duhet bërë një pasim i sigurt për të ndërtuar më mirë, jam dakord në këtë sens.
A jeni supersticioz?
Nuk është se jam më lojtar (qesh). E kam diskutuar dhe me një person të afërt me mua. Për në është një finale. Pas 10 minutave do të futem në fushë dhe gjëja e parë që do t’i them lojtarëve është që kjo ndeshje është një finale për ne dhe duhet të futemi në fushë me zemër dhe shpirt. Kur jam në dyshim futem në sallën e mbledhjeve dhe analizoj imazhe, video, momente të lojtarëve, aspekte ofensiv dhe difensiv për të bërë zgjedhje të qeta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd