Transmetuar më 14-11-2024, 11:52

Moti i keq ka prekur pothuajse të gjithë vendin, ku në Vlorë priten që të ketë reshje të dendura shiu.

Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.

Bashkia bën thirrje që makinat mos parkohen në zonat me risk të lartë, po ashtu njoftohet se grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

E plotë:

Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë.

Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

"Albano&Romina"

Biblioteka Publike

Pranë Kishës Orthodhokse

Në "Skelë" te dykalimshi

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit