Magazinë
Transmetuar më 14-11-2024, 08:08

Takimi mes Dan Friedkin dhe Claudio Ranieri përfundoi pozitivisht. Për këtë arsye, trajneri veteran italian do të marrë përsipër "trashëgiminë" e të shkarkuarit Ivan Juric në pankinën e Romës.

Presidenti verdhekuq dhe Ranieri u takuan në një hotel në Londër dhe mbyllën negociatat, tani pritet vetëm njoftimi zyrtar. Ish-trajneri i Cagliarit së fundi, i cili në verë shpalli lamtumirën e tij nga stolat e klubeve, do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2025.

Ai do ta drejtojë seancën e parë stërvitore të enjten pasdite. Për Ranierin, 73 vjeç, do të jetë aventura e tretë te verdhekuqtë si trajner. “Ka disa gjëra që nuk shkojnë si duhet te Roma, prandaj më thirrën”, – iu përgjigj me buzëqeshje ANSA-s trajneri që do të marrë për herë të tretë drejtimin e skuadrës kryeqytetase.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit