Transmetuar më 12-11-2024, 08:44

Në një intervistë të dhënë për “Canal+”, Ibrahim Konaté, i cili rifitoi vendin e tij si titullar i padiskutueshëm, në formë të shkëlqyer këtë sezon, është sërish në garë për të startuar me Francën, ku luan të njëjtin pozicion me William Saliba dhe Dayot Upamecano.

Muajin e kaluar, ai madje u deklarua kandidat midis zv.kapitenëve të mundshëm për ta marrë shiritin nga Mbappé, i cili mungonte. Ai është gjithashtu lojtari i fundit që mbajti shiritin e kapitenit, pas “shkarkimit” të Aurélien Tchouaméni në Belgjikë.

“Ne na pëlqen moda, ndërsa mbesim të fokusuar te futbolli, – deklaroi ai duke iu referuar pasionit që ndan me Mbappe. – Kur është me ne në kombëtare, të gjithë janë rreth tij. Pozicioni i Mbappe është i jashtëzakonshëm, shpesh i them se do të doja të kisha nivelin e tij si futbollist, por jo të bëja jetën e tij. Sinqerisht, është shumë e vështirë ta shohësh emrin tënd kudo për veprimin ose gjestin më minimal, kjo ndodh me Mbappe përditë.

Vazhdimisht flasim për cilësitë e tij, atë që ka bërë deri më tani si futbollist, kapërcimin e madh në cilësi. E gjithë bota është e vetëdijshme për këtë. Do të na mungojë sërish, por zëvendësuesit marrin përgjegjësinë për rolin, shpresoj të jenë vendimtarë dhe të na ndihmojnë të fitojmë. Mungesa e Mbappe në kualifikueset e nëntorit? Është trajneri, ai që i bën zgjedhjet. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që të luajmë sipas pikave tona të forta”.

Konaté gjithashtu minimizoi ndikimin e rrobave të veshura nga lojtarët, pas mbërritjes së tyre tradicionale në “Clairefontaine”, e cila është bërë gjithnjë e më shumë temë debati midis vëzhguesve: "Ne na pëlqen moda. Është mirë t’i tregojmë modës dhe tifozëve të futbollit se si mund të vishemi. Është diçka e re, nuk mund t’iu pëlqejmë të gjithëve, por jemi të fokusuar te futbolli”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit