Transmetuar më 28-10-2024, 11:58

Giuseppe Marotta, president dhe CEO i Interit, foli për DAZN para derbit italian kundër Juventusit: “Për mua është një emocion më i madh për shkak të rolit kryesor që kam dhe përgjegjësive që ai sjell. Kjo ndeshje duhet të jetë përherë reklamë pozitive për botën e futbollit, me të drejtë konsiderohet derbi italian për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave”.

A mund të jetë kjo ndeshje vendimtare, duke pasur parasysh shpërthimin e Napolit?

Besoj se kjo ndeshje nuk do të vendosë për fatin e kampionatit, por duhet të analizohet performanca që skuadrat janë në gjendje të ofrojnë, për të kuptuar nëse nga kjo do të dalë një vlerësim pozitiv. Pas 9 javësh kampionat është e pamundur të dilet me gjykime përfundimtare, ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.

A është Interi gati për të synuar titullin e Serie A dhe Champions League?

Duhet të provojmë, patjetër. Ne kemi detyrimin të marrim maksimumin. Nëse ia dalim është merita jonë, përndryshe është faji ynë dhe merita e kundërshtarëve tanë. Krijimi i një ekipi konkurrues është i rëndësishëm, sepse lëndimet janë gjithmonë të pranishme me një kalendar kaq të ngjeshur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit