Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli pas ndeshjes kundër Sparta Praga në Champions League: “Skuadra ka treguar disa herë se është gati t’i harrojë momentet e mira apo të këqija shumë shpejt dhe të zhytet direkt në ndeshjen e radhës. Jemi në Ligën e Kampionëve, mposhtëm Spartën, e cila kishte të njëjtat pikë si ne.
Mungesat? Do të preferonim t’i kishim të gjithë lojtarët në dispozicion, por vuajmë katër mungesa të rëndësishme për momentin: Kevin de Bruyne, Kyle Walker, Rodri dhe Oscar Bobb. Dy prej tyre shpresojmë të kthehen së shpejti; Oscar në janar ose shkurt.
Phil Foden në formë? Ndihet shumë më mirë, e kuptoj menjëherë kur është i lumtur dhe mentalisht mirë”.
Disa fjalë edhe për objektivin e të tijve në Ligën e Kampionëve: "Çdo javë ka ndeshje të jashtëzakonshme. Ne kemi më shumë se 30 skuadra në grup dhe vetëm 8 prej tyre do të kualifikohen drejtpërdrejt në raundin tjetër. Kësisoji, jam shumë i sigurt se do të kualifikohen më të mirët. Ne duhet t’i fitojmë patjetër ndeshjet që i kemi në shtëpi, përndryshe do të jetë e vështirë të renditemi në tetëshen e parë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd