

Marcus Thuram, golashënuesi i fitores 1-0 të Interit në fushën e Young Boys, në xhiron e tretë të Champions League, foli për televizionin e klubit zikaltër: "Jam shumë i lumtur me 3 pikët e marra në një fushë të vështirë. Të gjitha ndeshjet në Champions League janë të vështira, luajtëm jashtë shtëpisë dhe fituam”.
Çfarë i keni thënë njëri-tjetrit pas pjesës së parë?
Se duhej të luanim siç dinim, pa u stresuar. Të vazhdonim të luanim ashtu dhe e bëmë.
Tani vjen supersfida ndaj Juventusit në Serie A…
Tani do të pushojmë pak dhe më pas do të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Një fitore që mbërriti në sekondën e fundit të kohës shtesë…
Kjo do të thotë se jemi skuadër që nuk dorëzohet kurrë. Në Ligën e Kampionëve nuk kemi pësuar ende gol dhe kemi fituar.
“Derbi familjar” kundër Juventusit të vëllait tuaj…
Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, e gjithë familja do të jetë në ‘San Siro’. Babai im, patjetër do të mbështesë Juventusin, sepse vetë luajti atje.
Inter-Juventus, a është tashmë një sfidë titulli?
Jo, pasi jemi vetëm në javën e 9-të të kampionatit. Është një ndeshje si çdo tjetër, vlen tri pikë dhe do të përpiqemi t’i marrim ato.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





