
22:38 | Video me luanin që për pak i mori jetën burrit, policia do largojë kafshën nga banesa në Zharrëz të Fierit
- 22:29 | ‘Të ndihmojmë ne ta legalizosh’, inspektorët e IMT-së i kërkojnë 4 milionë lekë qytetarit!
- 22:10 | ‘Filloi me fyerje që nuk thuhen në sy të një gruaje!’ Sherri fizik me Demaliaj, reagon Kujtim Gjuzi
- 22:01 | Vandalizohet statuja simbol e qytetit bregdetar. ‘Peshkatarit’ të Durrësit i këpusin krahët!
- 21:58 | ‘Iku e gëzuar atë mëngjes’! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares
- 21:17 | Italia/ Grevë 48 orëshe në të gjithë vendin, frikë për trazira dhe kaos
- 21:14 | Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë
- 20:54 | Shkon rëndë në spital, ndërron jetë 60-vjeçari
- 20:05 | Çfarë përmban marrëveshja e koalicionit në Gjermani?
- 19:27 | Autobusi përplaset me një kamion në Llogara
Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi i plotë ditor nga Branko – E mërkurë, 9 prill 2025
- Përsëritet tragjedia e Koçanit, shkon në 44 numri i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Datat 15 dhe 16 Maj shpallen ditë pushimi për disa institucione në Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë
- Përleshje mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit në Tiranë. Video
- “Shofer ishte Talo Çela”/ Zbulohet dëshmia e Nuredin Dumanit që zbardhi masakrën e Bradasheshit, Çopjat donin t’ia hidhnin fajin Suel Çelës
- Zbardhen detaje nga ngjarja në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së Novrus Cenaliajt
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm

KOSOVË- Çështja e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës është shndërruar në një temë që e ka përplasur së fundi opozitën me partinë në pushtet. Përderisa opozitarët thonë se FSK-ja ka mbetur pa bukë, Ministria e Mbrojtjes argumenton se u përmbahet standardeve të NATO-s sa i përket ushqimit të ushtarëve. Për të shmangur pasiguritë në të ardhmen, për shkak të problemeve që mund të shfaqen me kompanitë furnizuese, Qeveria tani dëshiron që FSK-ja të ketë vetëqëndrueshmëri sa i përket ushqimit.
Fotografitë e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat në sferën publike dhe politike kosovare për “menynë e varfër” të ushtarëve. Opozita akuzoi pushtetin se e ka lënë pa bukë FSK-në, partia qeverisëse – Lëvizja Vetëvendosje – e cilësoi çështjen si propagandë, teksa presidentja e Kosovës kërkoi raport për situatën e krijuar me ushqimin e ushtarëve.
Ministria e Mbrojtjes ngulmoi se ushtarët nuk kanë mbetur pa shujta asnjë ditë të vetme, ndonëse pranoi se përballet me problem të kamotshëm për furnizimin e FSK-së me ushqim. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se që nga viti 2015 e deri këtë vit, institucioni që udhëheq, ka lidhur dhjetë herë radhazi kontrata emergjente për çështjen e ushqimit, të cilat kanë qenë disamujore dhe janë parë si të dyshimta nga opozita.
Kontrata e fundit me furnizues ka skaduar më 30 shtator dhe një tender i ri është anuluar nga Ministria e Mbrojtjes më 11 tetor, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të kompanive të shpallura fituese, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Ai tha për Radion Evropa e Lirë se është vendosur që tani “të kalohet në vetëqëndrueshmëri ushqimore”. Pse? Sipas tij, “vazhdimisht ka pasur ankesa, si dhe pakënaqësi, qoftë për shkak të procedurave të zgjatura tenderuese apo çështjeve tjera që kanë vënë në pikëpyetje furnizimin me ushqim”.
Syla pohoi se Ministria tani ka hapur konkurs “për të rekrutuar staf profesional për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit”. Në konkurs thuhet se Ministria po kërkon 25 kuzhinierë, 23 ndihmëskuzhinierë dhe 42 shpërndarës të ushqimit për ushtarët, për ç’gjë aktualisht po kujdesen kuzhinierët e Qendrës së Studentëve dhe të Shërbimit Korrektues.
Ministri Maqedonci deklaroi se koncepti i vetëqëndrueshmërisë nënkupton kursim të parave dhe siguri në aspektin e furnizimit me ushqim të njësive ushtarake, por edhe pavarësim nga operatorët. Por, opozita argumentoi se ngritja e kapaciteteve për vetëqëndrueshmëri, sa i përket furnizimit me ushqim, mund ta rrezikojë FSK-në.
Disa deputetë, madje, alarmuan se situata aktuale me ushqim është e rëndë dhe se ushtarët rrezikojnë të helmohen. Zëvendësministri Syla shpjegoi për REL-in se FSK-ja u përmbahet standardeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) sa i përket ushqimit për ushtarët, duke u kujdesur për vlerat ushqyese dhe kalorike që duhet të marrin ata përmes ushqimit.
Dhe, sipas tij, këto vlera variojnë në bazë të gjendjes aktive të ushtarëve gjatë fazës së trajnimeve, operacioneve, ushtrimeve apo aktiviteteve ditore administrative. Megjithatë, ai pranoi se po punohet që të plotësohet mungesa e disa artikujve, përkatësisht pemëve dhe perimeve.
Shteti fqinj, Mali i Zi, që është pjesë e NATO-s, kujdeset për vlerat ushqyese, sipas standardeve specifike të aleancës, duke u ofruar ushtarakëve të vet tri lloje të shujtave: të lëngshme, të thatë dhe të përziera. Në grupin e parë përfshihen ushqime të ndryshme, si: perime, mish, ushqime të konservuara, vezë të freskëta e të tjera. Ndërkaq, ushqimet e thata janë ato që kryesisht janë të përgatitura paraprakisht dhe ushtarët i marrin me vete në terren./REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
