Transmetuar më 08-04-2025, 13:58

Ish-kreu i UÇK, Hysni Gucati ka dekoruar ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Azgan Haklaj për kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë.

Gucati ka ndarë fotot në rrjetet sociale nga momenti kur Haklajt i është dhënë dekorata për kontributin në mbështetje të UÇK-së dhe strehimin e shqiptarëve të Kosovës gjatë dëbimeve nga ushtria serbe.

“Për mbështetjen dhe kontributin e tij për luftën në Kosovë, Organizata e Veteranëve të Luftës ndau Dekorate për Azgan Haklaj!”, shprehet ai.

Postimi Kur Kosova po kalonte periudhën e saj me të vështirë atë të viteve ’90 të shekullit të kaluar, shumë burra dhe atdhetar nga Shqipëria i dolën në ndihmë dhe mbështetje çështjes së Kosoves, një nder ta ishte edhe Azgan Haklaj nga Tropoja i cili përmes funksione që ushtronte në Shqipëri, dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke ndihmuar dhe pritur shumë refugjatë nga Kosova në Shqipëri. Për mbështetjen dhe kontributin e tij për luftën në Kosovë, Organizata e Veteranëve të Luftës ndau Dekorate për Azgan Haklaj!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit