Magazinë
Transmetuar më 17-10-2024, 12:28

Për Lukakun tani ekzistojnë vetëm Conte dhe Napoli. Ai e tregoi këtë qartësisht, duke i kërkuar në mënyrë specifike trajnerit të Belgjikës, Domenico Tedesco, që të mos thirrej për sfidat e fundit në Ligën e Kombeve. Qëllimi i tij është të fokusohet ekskluzivisht te klubi dhe kampionati.

Në një episod të podcast-it “Miqtë e Sportit”, sulmuesi belg foli për këtë zgjedhje të tij, por jo vetëm. Gjithashtu u ndal te kombëtarja, dëshira për të fituar, ideja e rikthimit tek Anderlecht dhe lotët pas Kupës së Botës 2022.

“Në bisedën time të parë me Domenico Tedesco doja t’i thoja se do të dëshiroja të largohesha nga kombëtarja. Unë kisha bërë tashmë atë që duhej të bëja. Tedesco më tha se kishte shumë nevojë për mua dhe pas një bisede me vëllain tim, vendosa të vazhdoj. Pastaj, menjëherë shënova një “hat-trick”, në ndeshjen time të parë me trajnerin Tedesco, kundër Suedisë.

Mos grumbullimi në ndeshjet e fundit me Belgjikën? Tani mendova për veten, më duhet të rritem psikologjikisht dhe fizikisht. Nuk kam bërë përgatitore të plotë gjatë verës, ndaj pse duhet ta fus veten në një situatë të pakënaqshme.

Qëndrova duke u stërvitur në Napoli, sepse dua të arrij formën maksimale. Po bëj përparim të mirë me Napolin dhe po kthehem gradualisht në nivelet e duhura. Nuk e kam më “zjarrin” me të cilin kam luajtur gjithmonë në kombëtare, nuk është i ndezur. Megjithatë, dua të shkoj në Kupën e Botës 2026, ky është motivimi im”.

Rikthimi tek Anderlecht: "Do të ndodhë. Nuk do të kthehem atje për ta përfunduar karrierën, por në një nivel ende të mirë. Kur të kthehem, nëse humbasim dy herë, do të mërzitem. Ky është mentaliteti me të cilin jam rritur, kjo është ajo që klubi duhet të aspirojë”.

Për zhgënjimin pas Kupës së Botës 2022: "Ishte hera e parë në 29 vite që futbolli më preku kështu. Shkova me pushime dhe qaja çdo ditë për një javë. Isha i shkatërruar. Henry më telefononte tri herë në ditë për të kuptuar ç’po ndodhte me mua, vetëm qaja çdo ditë pas Botërorit të Katarit”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit