
08:31 | Tarifat doganore të Trump/ Meloni pritet të udhëtojë në Uashington
- 08:29 | The Economist: Si po përdoret teknologjia e re për shitjen e drogës
- 08:25 | Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
- 08:13 | Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
- 08:10 | Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
- 07:59 | Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- 07:55 | Izraeli pranon gabimet lidhur me vrasjet e mjekëve në Gaza. Publikohet video
- 07:47 | Ka kaluar pa u vënë re deri më tani/ ISS i NASA-s vë në dukje një fenomen të paparë 55 milje mbi Tokë
- 07:25 | Si parashikohet moti për sot?
- 23:31 | Milan vetëm barazim
Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë

KOSOVË- Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komunë paralele serbe të Skenderaj në veri të vendit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Kjo komunë paralele ishte vendosur në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut, për t’iu ofruar shërbime kryesisht pjesëtarëve të komunitetit serb nga fshatrat Bajë dhe Suhogërll nga komuna e Skenderajt.
Të mërkurën vonë, Policia e Kosovës tha se zyrtarët e saj kishin vërejtur gjatë patrullimit në veri “persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre” dhe se pas “verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse” për komunën e Skenderajt.
Ajo tha se, me urdhër të prokurorit, zyra është mbyllur dhe nga ajo janë sekuestruar prova dhe materiale të tjera, ndërsa personat përgjegjës do të intervistohen.
“Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale”, tha ajo.
Mbylljen e kësaj komune paralele, e njohur si Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Sërbicës, e ka konfirmuar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke theksuar se punëtorët janë “përzënë” me arsyetimin se janë marrë me “veprimtari të paligjshme dhe antikushtetuese”.
“Një veprim i tillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha marrëveshjet dhe dialogun e vazhdueshëm dhe tregon se e vetmja gjë që di [kryeministri i Kosovës Albin] Kurti është të udhëheqë politikën e mbylljeve dhe bllokadave”, tha ajo.
Autoritetet e Kosovës i cilësojnë si të paligjshme institucionet që punojnë në sistemin serb në Kosovë dhe nisën t’i mbyllin ato në fillim të vitit 2024, duke nxitur kundërshtime të mëdha nga serbët lokalë, si dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila beson se vendimet e tilla të "pakoordinuara" mund të nxisë tensione.
Përvec institucioneve paralele serbe në veri dhe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash, autoritetet kosovare kanë mbyllur edhe degë të Postës së Serbisë në veri të vendit.
Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt dhe se ato ndjekin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon se me vazhdimin e mbylljes së këtyre institucioneve, vazhdon “represioni institucional dhe politik ndaj popullit serb në Kosovë nga Albin Kurti”.
“Megjithatë, ai gabon nëse mendon se Beogradi do të heqë dorë ndonjëherë nga kërkesa për formimin e ZSO-së (Asociacionit të komunave me shumicë serbe) dhe se do të mund të shpëtojë nga detyrimet e tij ose se Beogradi do të largohet ndonjëherë nga persona pa ndihmën dhe përkatësinë që u paguan dhe që do t’u paguhet”, thuhet në njoftim.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi një varg masash për serbët nga Kosova, ndër to edhe pagesa e beneficioneve për punonjësit e institucioneve të mbyllura në Kosovë.
Ai pati thënë se, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe nga autoritetet e Kosovës, rreth 6.000 personave u pushuan nga puna.
Vuçiç theksoi asokohe se “institucionet serbe nuk do të shfuqizohen apo mbyllen”, duke shtuar se do të hapet një zyrë regjistrimi në qytetet serbe Rudnicë dhe Ribariq përgjatë kufirit me Kosovën, e cila do të ofrojë shërbime për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë./REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
