Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrik, do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit.
Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor bënë me dije se nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë, sipas Vizion Plus.
Të dhënat tregojnë se vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.
Sikundër ishte thënë edhe më herët, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut.
Punimet në tunel nuk konsiderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor.
Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro për një kalim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd