

Ish-mbrojtësi Fabio Cannavaro, tani trajner, foli në margjinat e “Festivalit Sportiv” që po zhvillohet aktualisht në Trento: "Përvoja në Udine ishte fantastike, arritëm mbijetesën në Serie A, çka sigurisht ishte shumë e vështirë kur mbërrita. Tani po përditësohem me të rejat e trajningut, po studio. Të drejtoj jashtë vendit nuk është e lehtë”.
Natyrisht, dikush duhet ta ketë telefonuar për t’u angazhuar me ndonjë ekip: "Kam pasur oferta nga jashtë, por ideja ime është të qëndroj në Itali dhe të stërvis këtu. E di që nuk është e lehtë, në Itali ka shumë konkurrencë dhe trajnerë të mirë, por ideja është të provoj".
Një koment për Real Madridin e ri me Mbappe: "Gjithmonë është e vështirë me kaq shumë emra të rëndësishëm. Të jesh në gjendje t’i kënaqësh të gjithë nuk është e lehtë. Ancelotti ka përvojë për ta menaxhuar situatën, lojtarët janë inteligjentë dhe sigurisht që do ta ndihmojnë atë".
Napoli në krye të Serie A: “Për këtë sezon, presidenca bëri përforcime të rëndësishme, mori një trajner me mentalitet fitues dhe të mësuar me kampionatin tonë. E shoh në rrugën e duhur".
Por, a janë napoletanët për titull: “Duke mos pasur angazhime në Kupat e Europës, për mendimin tim kanë një avantazh shtesë ndaj favoritëve të tjerë”.
Kush duhet ta fitojë “Topin e Artë”: “Rodri, me sezonin e kaluar mes City dhe Spanjës, për mendimin tim ka një avantazh”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
