

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Halit Valteri, i cili sinjalizoi për laboratorin e kanabisit në Selitë të Tiranës, është shfaqur sot me policinë pranë magazinës ku u gjet droga. Siç shihet dhe foto, Valteri ndodhet në pjesën e jashtme të magazinës.
Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me magazinën e përshtatur për kultivim kanabisi në Tiranë, mes tyre 3 punonjës të OSHEE. Mësohet se personat e arrestuar janë: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.
Bëhet me dije se të arrestuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Ndërkohë punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa një grua me inicialet H. D., e cila është proceduar penalisht ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
