

Më herët, Hezbollah tha se, me raketat që lëshoi në mesditë, kishte vënë në shënjestër disa vende me raketa Katyusha, duke përfshirë bazat e mbrojtjes ajrore dhe selinë e një brigade të blinduar izraelite.
Pasi Hezbollah lëshoi mesditën e së premtes 140 raketa drejt Izraelit verior, duke synuar instalimet ushtarake të vendit, IDF është kundërpërgjigjur me sulme të synuara në Bejrut.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shkatërrime të mëdha në një rrugë me ndërtesa të larta banimi në kryeqytetin libanez. Disa automjete janë dëmtuar ndërsa tymi i zi ka pushtuar zonën.
Më herët, Hezbollah tha se, me raketat që lëshoi në mesditë, kishte vënë në shënjestër disa vende me raketa Katyusha, duke përfshirë bazat e mbrojtjes ajrore dhe selinë e një brigade të blinduar izraelite.
Konflikti Hezbollah-Izrael është intensifikuar këtë javë pasi pajierët dhe radiot e përdorura nga anëtarët e grupit libanez shpërthyen të martën dhe të mërkurën, duke vrarë 37 njerëz dhe duke plagosur mijëra, duke shkaktuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.
IDF has said it’s hit a target in the Lebanese capital, Beirut – the first images circulating on Lebanese social media shows it’s caused significant damage. The area is a crowded civilian area altho also a Hezbollah stronghold pic.twitter.com/3SScltmJtv
— Alex Crawford (@AlexCrawfordSky) September 20, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
