
22:38 | Tirana fiton derbin me Partizanin. Ka shpresë për mbijetesë!
- 22:29 | Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone duke filluar nga muaji maj
- 22:19 | Horoskopi ditor nga Susan Miller, e martë 8 prill 2025
- 21:37 | ‘Do vish me mua tani’! Burri tenton të rrëmbejë 8-vjeçarin pranë shkollës fillore
- 21:28 | Aksident i rëndë tek ‘Ura e Gjoles’
- 20:44 | Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja’kun pasi e vrau
- 20:05 | Ky është tifozi që ra nga tribuna e stadiumit
- 19:29 | Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Berat
- 19:26 | Bie nga tribuna tifozi gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani. Dërgohet me urgjencë në spital
- 18:35 | Nëse e klikoni ju vjedh llogarinë! Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp!
Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- Gjeologët zbulojnë “depozitimin më të madh të litiumit në botë” me vlerë 413 miliardë euro
- Po shihte me djalin ndeshjen e futbollit, ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komunitetit ndërkombëtar të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, atë që ajo e quajti sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës.
Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, çka në Prishtinë shihet si një kërkesë për zhbërjen e shumë veprimeve të nxitura nga vet Beogradi.
“Ajo që ne besojmë se është e nevojshme, për çdo përparim serioz në dialog, është mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe nën kontrollin e Bashkimit Evropian. Së dyti, zbatimin e nenit 9-të të marrëveshjes së parë të Brukselit, që nënkupton formimin e drejtorisë rajonale të policisë në veri”, tha Presidenti Vuçiç, duke kërkuar mes tjerash edhe kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në vendet e tyre të punës.
Policët, gjykatësit dhe prokurorët serbë dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 në shenjë proteste ndaj shkarkimit nga autoritetet në Prishtinë të një oficeri policie, pas refuzimit nga ana e tij të zbatimit të urdhrave që kishin të bënin me zëvendësimin e targave të makinave serbe, me ato të Kosovës.
Presidenti serb tha se “institucionet serbe” në Kosovë “nuk do të shfuqizohen apo mbyllen” dhe pranë kufirit me Kosovën do të hapen zyra ku serbët e veriut të Kosovës do të kenë qasje në shërbimet e mbrojtjes sociale. Ai paralajmëroi gjithashtu themelimin e prokurorisë që posaçme që do të ndjekë siç tha “të gjithë ata që kryejnë përndjekjen e serbëve në Kosovë, përfshirë serbët që punojnë për shërbimin shqiptar”. Ai shtoi se parlamenti i Serbisë do t’i shpallë të paligjshme dhe të pavlefshme të gjitha aktet që janë miratuar nga Prishtina në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit.
Në një postim në rrjetin Facebook, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se presidenti serb tregoi se nuk ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe të interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare. Zonja Gërvalla theksoi se ishte presidenti serb ai që kishte urdhëruar largimin e tyre nga vendet e punës dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
“Duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë, nuk mund të luajnë tashmë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, po kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve”, shkruante mes tjerash Ministrja Gërvalla.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruante të shtunën se për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb, që ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e vendit.
Kërkesat e tij “janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”, shkruante zoti Haradinaj, duke nënvizuar ndërkaq se terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe, shtonte ai më tej.
Kërkesat e Beogradit pasuan veprimet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele në veri të mbështetura nga Serbia, në fund të muajit gusht.
Vendimi nxiti kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të shqetësimeve se tensionet në Kosovë mund të çojnë në destabilitet më të gjerë në Ballkan.
Autoritetet në Serbi mblodhën të shtunën ambasadorët e Bashkimit Evropian, përpara fillimit të asaj që ata e quajtën “një fushate globale diplomatike” për të arritur plotësimin e kërkesave të Serbisë. Presidenti serb tha se do t’u shkruajë mbi kërkesat Presidentit amerikan Joe Biden, atij rus Vladimir Putin dhe udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ndonëse akuzoi Perëndimin, se po qëndron në anën e Kosovës.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian po u kërkojnë Serbisë dhe Kosovës të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, si kusht për përparimin drejt anëtarësimit në bllok.
Serbia thotë se synimi i saj është integrimi në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilat mbështesin pretendimet e saj mbin Kosovën, që shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
