Transmetuar më 14-09-2024, 13:02

Manchester City po përgatitet të përballet me një sfidë jashtë fushës, që gjithashtu mund të përfundojë me penalitete të rënda. Klubi anglez akuzohet për 115 shkelje të pretenduara të “Fair Play Financiar”.

Të hënën, drejtuesit e kampionëve anglezë në fuqi do të duhet të marrin pjesë në një seancë për t’u mbrojtur nga ky ortek, që rrezikon ta mposht atë. Për këtë ka folur edhe trajneri Pep Guardiola, i cili gjatë orëve të sprovës gjyqësore do të jetë i zënë me përgatitjet për debutimin sezonal në Champions League kundër Interit, të planifikuar për të mërkurën, më 18 shtator.

Trajneri i “qytetarëve”, i cili do të përballet sot me Brentford për javën e katërt të Premier League, pyetjeve të gazetarëve për rrezikun e dënimit të të tijve, iu përgjigj: "Sa mirë, gjyqi fillon të hënën dhe shpresoj të përfundojë sa më shpejt. Do të jetë një komision i pavarur që do të vendosë dhe unë mezi pres ta mësoj vendimin. Jam i lumtur që më në fund po fillon gjyqi, le të shohim”.

Para se të përfundonte fjalimin e tij, ish-trajneri i Barcelonës donte të dërgonte një mesazh kundër kritikëve të Manchester City: “E di se çfarë presin shumë njerëz, e mbaj mend mirë atë që kam lexuar në gazeta për shumë e shumë vite”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit