Transmetuar më 11-09-2024, 10:00

“Telenovela” Morata-Campello vazhdon të ketë ndikim në media. Jo vetëm në Itali, por edhe në Spanjë. Një situatë që sulmuesi i Milanit e përjeton me hidhërim të madh, pasi vëmendja e shumtë mediatike i kushtoi më shumë jetës së tij private sesa paraqitjeve në fushë.

“Morata më tha se është ngopur me këtë temë, se po i plas koka, se është lodhur duke iu përgjigjur gjithmonë të njëjtave pyetjeve, – deklaroi gazetari Javier de Hoyos. – Ai gjithashtu tha se ishte pajtuar në nivel familjar me Alice për të mirën e fëmijëve, por nuk do të kthehet tek ajo, edhe pse italiania mbetet gruaja e jetës së tij dhe se e do shumë”.

Pozicion i përbashkët edhe me atë të partneres. Nga ana e saj, në fakt, edhe Alice do të përpiqet të vazhdojë përpara, duke u distancuar gradualisht nga Alvaro edhe në gjëra të vogla. Ashtu sikurse ishte fotoja e çiftit, e hequr nga zyra e saj e punës.

Një detaj që ngjalli shumë interes dhe interpretime të ndryshme në rrjetete sociale. Komentet dhe vëmendja maksimale vazhdojnë ta rrethojnë çiftin, mes thashethemeve edhe për fotot, si ato të fundit të të dyve, bashkë në Madrid.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit