Magazinë
Transmetuar më 11-09-2024, 07:50

Jamal Musiala nuk u përfshi në 30 kandidatët për “Topin e Artë” 2024, por vazhdon të jetë themelor për Bayern Munich. Këtë e dëshmojnë fjalët e presidentit të gjigantëve bavarezë, Herbert Hainer, i cili i shpjegoi për “TzMuenchen”:

"Duam të provojmë gjithçka për ta mbajtur atë te Bayern Munich, për aq kohë sa të jetë e mundur. Për mendimin tim ky lojtar mund të bëhet Thomas Muller i dytë, pra të qëndrojë këtu për 20 vitet e ardhshme”.

Në karrierën e tij, i linduri më 2003 krenohet me 166 paraqitje dhe 44 gola me Bayern Munich, 10 ndeshje dhe 2 gola me ekipin e dytë të bavarezëve, 12 gola dhe 6 gola me gjermanët U-17, 6 paraqitje me U-19.

Rruga e tij në kombëtare është e veçantë: 3 ndeshje dhe 4 gola me Anglinë U-15; 9 ndeshje dhe 3 gola me Anglinë U-16; 2 ndeshje me Anglinë U-16; 9 ndeshje dhe 2 gola me Anglinë U-17; 2 ndeshje dhe një gol me U-21 të “Tre Luanëve”. Pastaj kaloi te Gjermania, me kombëtaren e parë të cilës ka luajtur 35 ndeshje dhe shënuar 6 gola.

“Palmares” i tij është shumë i pasur me trofe. Musiala ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, 4 tituj të Bundesligës, një Superkupë Europiane, 3 Superkupa Gjermane.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit