Transmetuar më 09-09-2024, 15:20

Me përjashtim të 43-vjeçares, e cila mohoi akuzat, të tjerët në kërkimin e faljes rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pako kishte hashash dhe jo kokainë.

GREQI- Pesë shqiptarë janë dënuar maksimalisht ditën e sotme nga Gjykata Treanëtarëshe e Apelit Penal të Selanikut. Në shtatorin e kaluar u kap sasia më e madhe e kokainës nga organet e akuzës në qytet dhe një nga më të mëdhatë në territorin grek 585 kg kokainë, e cila u përkiste pikërisht pesë shqiptarëve.

Bëhet me dije se Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm kreun e grupit Arjan Xhafaj, nga Cakrani i Fierit, bashkëshorten e tij Lutmira Xhafaj 43-vjeçe, pronare e një bar-kafe në Cakran, edhe dy nipërit e 52-vjeçarit, Avelino Feimi dhe Klevis Muskaj, si edhe 36-vjeçarin Ilirian Baraj, i cili ka nënshtetësi greke, por me origjinë shqiptare.

Sipas vlerësimeve të Autoriteteve, malli i paligjshëm me origjinë nga Amerika Latine do të sillte fitime nga 11 deri në 33 milionë në qarkun që do ta tregtonte nëse do të përfundonte në tregun me shumicë, ndërsa në tregun me pakicë pas falsifikimit dhe “duke u thyer” në këste më të vogla, fitimi mund të arrinte edhe në 175 milionë euro.

Me përjashtim të 43-vjeçares, e cila mohoi akuzat, të tjerët në kërkimin e faljes rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pako kishte hashash dhe jo kokainë. Përveç kësaj, ata deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të “mbyllur” në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, i cili nuk bëhet i ditur.

“Nëse do ta dija se ishte kokainë, do të isha larguar. Mendova se ishte hashash”, tha 52-vjeçari.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit