Magazinë
Transmetuar më 09-09-2024, 09:00

Didier Deschamps, trajneri i Francës, foli në konferencën për shtyp, ku prognozoi ndeshjen e sotme kundër Belgjikës, e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kombeve: “Kur merr rezultat negativ është gjithmonë mirë të reagosh menjëherë.

Nuk ishim fare të kënaqur me ndeshjen kundër Italisë, jo vetëm pse humbëm, por për shkak të lojës së treguar. Megjithatë, tani na pret një ndeshje tjetër, rruga e ndjekur është të prezantojmë lojtarë të rinj dhe t’iu japim të gjithëve më shumë kohë për të luajtur. Ndaj Belgjikës duhet të jemi sa më efikas”.

Pas humbjes ndaj Italisë, në fakt, francezët do të përballen me “Djajtë e Kuq”. Ndaj këtyre të fundit nevojitet fitorja për të shmangur problemet në katër ndeshjet e ardhshme. Trajneri i kombëtares franceze foli më pas për Belgjikën dhe diferencat në krahasim me Europianin e Gjermanisë:

"Na ka qëlluar të ndeshemi me këtë kundërshtar në momente të rëndësishme. Në vitin 2018 ata patën një brez shumë konkurrues. Zhvilluam një ndeshje të ngushtë në Kampionatin Europian. Tedesco mund të ketë gjithmonë një objektiv të ndryshëm nga i imi, me lojtarët që ka në dispozicion”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit