Magazinë
Transmetuar më 31-08-2024, 10:52

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Lezhë dhe është vënë në prangat e policisë. Ai është në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe ka një masë sigurie “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Bolonjës.

I dyshuari, Alban Lleshi, që ka lindur në Pukë, ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e drogës të fortë, përfshirë kokainë dhe heroinë, nga Belgjika në Itali gjatë muajit nëntor të vitit 2022.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, dhe tani po vazhdojnë për të organizuar ekstradimin e 28-vjeçarit në Itali, ku ai do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit