Transmetuar më 26-08-2024, 10:13

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt dhe dy persona të tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendimin që tre autorët e dyshuar të vrasjes së Liridona Ademajt, të qëndrojnë në qeli deri në datën 25 tetor.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, u kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit e katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

Për të Gjykata Supreme, kishte marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri, pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy gjykatave më të ulëta, të cilat e linin në paraburgim.

Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

Granit Plava, ka dëshmuar më herët për policinë se mori 15 mijë euro nga Naimi për t’i vrarë bashkëshorten, ndërsa pjesën tjetër do e merrte pas krimit.

Në deklaratën e bërë nga gjykata, thuhet se Naim Murseli i ka dhënë armën Granti Pllavës dhe e kishte inskenuar grabitjen.

Ai u ka dalë para makinës me të cilën po udhëtonte Naim Murseli me Liridonën dhe dy fëmijët.

Bashkëshorti është larguar më fëmijët, ndërsa Granti Plava, ka qëlluar Liridonën në këmbim të 30 mijë eurove.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit