Transmetuar më 24-08-2024, 10:13

Jude Bellingham do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj, pasi u lëndua në stërvitjen e së premtes. Ai mori një goditje të fortë, me testet mjekësore që konfirmuan "dëmtim të muskulit të hollë shputor të këmbës së djathtë".

Lojtari anglez, përmes rrjeteve sociale ka inkurajuar veten që të rikthehet në fushat e lojës sa më shpejt të jetë e mundur: “Nuk ka asgjë që urrej më shumë se të mungoj në ndeshje, por përpiqem të shoh anën pozitive.

Ndoshta trupi im po më thotë se duhet pak pushim pas një viti të ngarkuar. Jam shumë i zhgënjyer, por do t’i mbështes djemtë deri sa të mund t’iu bashkohem në formën time më të mirë. Hala Madrid!"

Anglezi nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e Ligës së Kombeve të Anglisë në shtator, si dhe do të mungojë në ndeshjet e La Liga-s me klubin e tij kundër Real Valladolid, Real Betis, Real Sociedad dhe Espanyol.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit