
23:31 | Milan vetëm barazim
- 23:30 | Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, dy vendet e vetme evropiane që kanë një arsenal bërthamor
- 23:11 | Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
- 22:57 | A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI?
- 22:53 | Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- 22:50 | Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- 22:12 | Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- 22:03 | ‘Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë’! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- 22:01 | Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- 21:55 | Arrestohet një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij në Itali. Sekuestrohet drogë me vlerë tregu 400 mijë euro
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot

KOSOVË- Mes pemishteve dhe arave me misër apo grurë mund të shihen mbetje me vlerë të një bazilike, e cila u ndërtua nga perandori Justinian dhe gruaja e tij, perandoresha Teodora, në periudhën 535-545 të erës së re. Kjo bazilikë është pjesë e Parkut Arkeologjik Ulpiana, i cili gjendet në territorin e komunës së Graçanicës – rreth 12 kilometra nga Prishtina.
Ulpiana, përndryshe, ishte një nga qytetet më të rëndësishme romanke në Ballkan – pjesë e provincës romake të Dardanisë. Rëndësia historike e këtij qyteti buron nga roli i tij si qendër e administrimit, tregtisë dhe kulturës romake në rajon.
Ai përmban mbetje të ndërtesave të ndryshme romake dhe bizantine, përfshirë tempuj, bazilika, banja dhe mure të qytetit, të njohur edhe si “Justiniana Secunda”. Bazuar në informacionet që kanë, arkeologët besojnë se perandori Justinian e rindërtoi qytetin e Ulpianës pas një tërmeti shkatërrues dhe përmbytjeje në vitin 518.
Pikërisht mbi mbetjet e qytetit të Ulpianës, një ekip arkeologësh ndërkombëtarë dhe vendas ka tre vjet që punon në gërmimin e një bazilike të periudhës së hershme të krishterë. Ekipi udhëhiqet nga profesori Christophe Goddard nga Universiteti “Ecole Normale Superieure” në Paris dhe profesori Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës.
Mozaiku i katit të parë në këtë lokacion u gjet në gusht të vitit 2023 dhe përmban edhe një kushtim të perandorit Justinian. Dorëshkrimi i tij u mundësoi arkeologëve të përcaktonin saktësisht se kur u ndërtuan bazilika dhe qyteti.
“Ajo datë e saktë është midis vitit 535 dhe 545, sepse kushtimi përmend disa detaje që na mundësojnë ta ngushtojmë kronologjinë, jo vetëm për ndërtimin e kësaj bazilike, por edhe kur bëhet fjalë për themelimin e këtij qyteti të ri”, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori Goddard.
Këto detaje të reja janë rezultat i punës shtatëvjeçare në lokacionin arkeologjik të Ulpianës. Kërkimet e para në këtë hapësirë filluan në vitet 1950. Profesori Goddard thotë se mozaiku i dyshemesë është origjinal, me një kushtim autentik, dhe se përmban shumë detaje të tjera.
“Rreth mbishkrimit ka kryesisht forma gjeometrike, ndërsa pjesa tjetër [e mozaikut] është plot me zogj dhe shatërvanë – gjë që është vërtet magjepsëse. Pra, këto janë karakteristikat që i zbuluam këtë vit. Prisnim t’i gjenim, sepse motive të ngjashme u gjetën edhe në kisha të tjera të asaj periudhe. Por, ky mozaik është mjaft spektakolar”, thotë ai.
Ekipi i ekspertëve përdor pajisje moderne, me të cilat, përpara gërmimit, mund të përcaktojë saktësisht se ku ndodhen muret.
“Sistemi që ne përdorim, është shumë efikas. Dërgon një sinjal elektrik në tokë, dhe nëse ka mur, rryma elektrike nuk mund të kalojë nëpër mur, kështu që na del një pikë e zezë. Meqë është i lidhur me GPS dhe me një kompjuter, na del edhe një hartë e plotë e vendndodhjes. Pra, e kemi një hartë të plotë të këtij qyteti të ri”, shpjegon profesori nga Franca.
Projektin e gërmimit në lokacionin e ri brenda parkut arkeologjik e financon Bashkimi Evropian. Pas përfundimit të projektit, siç u paralajmërua më herët, të gjitha pajisjet arkeologjike do t’u transferohen institucioneve të Kosovës dhe do t’u shërbejnë arkeologëve kosovarë.
Në projekt, përveç Institutit të Arkeologjisë të Francës “Ecole Normale Superieure”, janë përfshirë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës. Rezultatet e këtyre hulumtimeve arkeologjike do të prezantohen nga një ekip ekspertësh më 3 tetor në Prishtinë, si dhe në një kongres në Sofje të Bullgarisë më 14 tetor.
Deri në fund të vitit është planifikuar të bëhen gërmimet e të gjithë bazilikës, si dhe në një tjetër shtëpi që ndodhet pranë saj.
“Edhe ajo shtëpi është e madhe – 40 metra me 40 metra. Është katrore, me një oborr qendror, të cilin kemi mundur ta shohim në mënyrë perfekte me sondat tona, duke përdorur gjeofizikën. Pra, i kemi zgjeruar gërmimet për të arritur deri në fund të objektit, në mënyrë që t’i shihnim absidat”, thotë Goddard.
Ai shton se ky lloj i absidave është i njohur në arkitekturën bizantine dhe se një e tillë ekziston në lokalitetin arkeologjik Cariçin, që gjendet në Leskovc të Serbisë. Besohet se perandori Justinian e ndërtoi edhe atë qytet, i njohur si “Justiniana Prima”.
Në gërmime janë përfshirë edhe studentë të arkeologjisë nga Kosova, e mes tyre edhe njëzetekatërvjeçarja Drilona Berisha nga Gjilani. Puna në gërmimin e mbetjeve me vlerë në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është një përvojë e madhe për të.
“Përdoret teknologji e avancuar. Profesorët janë të specializuar në fusha të ndryshme [të arkeologjisë]”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Ajo shton se si fëmijë i ka pëlqyer të mblidhte sende të vjetra dhe se nuk ka menduar shumë kur i ka ardhur koha të regjistrohej në fakultet. Megjithatë, studimet master, me shumë gjasa, do t’i vazhdojë në ndonjë shtet evropian, sepse në Kosovë nuk ka të tilla.
Profesori Goddard nga Franca thotë se gërmimet e mëtejshme duhet të vazhdojnë nga shtatori i këtij viti, nëse kushtet atmosferike lejojnë.
“Kjo është vetëm faza e parë e asaj që kemi synuar të bëjmë këtë vit. Nëse kemi qasje në tokën, e cila sapo është blerë nga Qeveria e Kosovës, do të mund të hapim dy të tretat e lokacionit”, thotë ai.
Qeveria e Kosovës ka përfunduar procesin e shpronësimit të tokës në Graçanicë, për të vazhduar gërmimet. Më 17 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi gërmimet arkeologjike. Ai tha se lokacioni i Ulpianës dëshmon të kaluarën e pasur antike të Kosovës dhe shtoi se paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit./ REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
