
Duke nisur nga ky vit, 28 Nëntori do të quhet në Kosovë si “Dita e shqiptarëve”. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës me firmë të Kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me ditën e shënuar të shqiptarëve për Festën e Flamurit.
Ky vendim është përshëndetur edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha që në një postim të tij e ka cilësuar këtë si një vendim historik dhe të merituar.
“Vendim historik i qeverisë së Republikës së Kosovës! Të dashur miq, kryeministri Haradinaj njofton se Qeveria e Kosovës, në një akt historik shpalli ditën e 28 nëntorit, fëste kombëtare, si ditën e shqiptarëve. Ky është një vlerësim i merituar i 28 nëntorit si kryedita e të gjitha ditëve të tjera historike në lirinë e kombit shqiptar. Por ky vendim është gjithashtu një nderim dhe mirënjohje e madhe për ata dhjetra e qindra mijëra shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, të cilët me sakrificat, luftrat, gjakun e derdhur në kryengritjet e tyre të mëdha, bënë të mundur Pavarësinë e Shqipërisë! sb” shkruan Berisha (e.c/noa.al)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
