Magazinë
Transmetuar më 15-03-2025, 18:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, të cilat u miratuan më 10 vota për më shumë se një muaj pas zhvillimit të këtij procesi.

Rezultatet u transmetuan nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili fillimisht tregoi se me nëntë shkurt kanë votuar 966 mijë e 283 persona apo 46.54 për qind.

Rezultati:

Lëvizja Vetëvendosje – 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës – 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës – 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA – 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Lista Serbe – 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Sipas KQZ-së, LVV do të ketë 48 deputetë, PDK do të ketë 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë dhe AAK-Nisma me 8 deputetë.

Në fund të mbledhjes, KQZ paraqiti edhe një grafikë, ku tregon për ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit